Tifozët polak që njihen si ‘vëllezërit’ e serbëve vijnë në Tiranë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Skuadra shqiptare, Kukësi ka kaluar në raundin e tretë në Ligën e Evropës, dhe do të ketë një përballje të vështirë me Legian e Varshavës.

Edhe pse skuadra polake, Legia, shihet si favorit absolut ndaj kuksianeve, vëmendja më e madhe pritet të jetë në tribuna.

Tifozët polak të Legias, njihen si racistë dhe nazistë, pasi shpesh herë kanë nxjerrë transparente kundër shqiptarëve më saktësisht Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në disa transparente të tifozëve polak shkruhej ‘Kosova është Serbi’, dhe të njëjtit tifozë do të vijnë në Tiranë në ndeshjen Kukësi – Legia Varshavë.

Gazeta shqiptare ‘Sport Ekspres’,e ka ngritur e para alarmin për një sherr të mundshëm në rrugët e kryeqytetit shqiptar mes tifozëve polak dhe atyre shqiptar.

Polakët kanë ditur të bëjnë sherr edhe vite më parë në kryeqytetin italian Romë, në ndeshjen e Ligës së Evropës përballë Lazios, dhe ata kanë paralajmëruar ardhje masive në Shqipëri.

Mbetet të shihet nëse do të mund të bëjnë ndonjë gjë në Shqipëri, pasi shqiptarët njihen si mikpritës por edhe si njerëz dhe tifozë që ruajnë pronën e tyre dhe nuk lënë njeri për t’ia shkatërruar. /Telegrafi/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...