Tifozët kundër Ancelottit, e duan zëvendësimin e tij me ish-mesfushorin spanjoll

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thuhet se është nën presion pas debaklit që pësoi në “El Clasico”, duke u mposhtur 0:4 nga Barcelona në “Santiago Bernabeu”.

Tifozët e Realit janë kthyer kundër trajnerit italian, pavarësisht se ai po udhëheq skuadrës sigurt drejt titullit kampion dhe ende është në garë në Ligën e Kampionëve.

Tifozët madrilenë janë duke kërkuar që në pozitën e trajnerit të emërohet Xabi Alonso, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, tifozët kanë filluar një aksion në rrjetet sociale në lidhje me pasardhësin e Ancelottit.

I preferuari i tyre mbetet ish-mesfushori i “Los Blancos”, Xabi Alonso, i cili momentalisht drejton skuadrën B të Real Sociedadit.

Por, kontrata e spanjollit me Sociedadin do të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe për disa tifozë, kjo do të thotë që Real Madridi ka mundësinë ideale për të sjellë ish-lojtarin e tyre në krye të shtabit teknik.

Megjithatë, “Marca” dje raportoi se krerët e klubit nga Madridi besojnë ende te Ancelotti dhe nuk po mendojnë shkarkimin e tij, pavarësisht humbjes në “El Clasico”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...