Mesut Ozil është vërshëllyer në “Mestalla”, aty ku Arsenali triumfoi 4-2 ndaj Valencias, për t’u kualifikuar në finale të Europa League.
Mesfushori u zëvendësua në minutën e 62’, duke lërë fushën e lojës për Henrikh Mkhitaryan.
Duke dal nga fusha, tifozët në “Mestalla” nisën ta vërshëllejnë atë, ndoshta edhe për shkak të kaluarës me Real Madridin, pasi Ozil ka luajtur për tri vite me fanellën e Los Blancos në Spanjë.
Sido që të jetë, kundërpërgjigjja e turku-gjermanit ishte e menjëhershme.
Teksa po largohej nga fusha, Ozil e vendosi gishtin te goja, duke u kërkuar atyre që të heshtin.
Arsenali preku një finale Evropiane për herë të parë që prej vitit 2006, kur në UEFA Champions League ishte përballur me Barcelonën.
Kurse në këtë kompeticion, në Europa League, Arsenali u kualifikuar pas 19 vjetësh. Në vitin 2000 “Topçinjtë” nuk kishin mund ta fitojnë këtë trofe, duke humbur pas penalltive nga Galatasaray.
Në finalen e 29 majit, Arsenali do të përballet me Chelsean, që eliminoi Eintracht Frankfurtin. /Gazeta Express/


