Tifozët e Real Madridit i bëjnë thirrje klubit ta mbajë Solarin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Santiago Solari ka mahnitur tifozët e Real Madridit gjatë ndeshjeve në të cilat e ka udhëhequr skuadrën deri tani si trajner i përkohshëm, sipas të cilëve klubi duhet ta mbajë atë në këtë rol deri në verë.

Të pyetur nga e përditshmja spanjolle “AS” të enjten se a duhet argjentinasi të mbetet trajner i Madridit deri në verë, shumica absolute thanë po, transmeton Express.

82% të 56.535 votuesve që iu përgjigjen pyetjes së AS-it se a duhet Solari të jetë në stolin e Madridit deri në verë, votuan me po, ndërsa vetëm 18% i bën thirrje klubit ta sjellë dike tjetër në stol.

Ama, nuk janë vetëm përkrahësit ata që janë të pëlqimit që Solari ta vazhdojë qëndrimin në stolin e klubit, drejtimin e të cilit e mori përkohësisht pas shkarkimit të Julen Lopeteguit në fund të muajit të kaluar.

Edhe pse Dani Carvajal tha javën e kaluar se Lopetegui ishte trajneri më i mirë që kishte pasur deri tani, Solari ka marrë përkrahje publike nga anëtarët tjerë të zhveshtoren e Madridit pas fitores së thellë 5-0 ndaj Viktoria Plzen të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Solari duhet të qëndrojë deri në fund të sezonit”, tha Karim Benzema, për shembull. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...