Tifozët e fyen, kështu iu përgjigjet Van Gaal

PUBLIKUAR

Manchester United ka humbur edhe një takim, ndërsa kësaj radhe kanë qenë viktimë e ekipit simpatik nga Danimarka, Midtjyllandi.

Ekipi i drejtuar nga Louis Van Gaal pësoi me rezultat 2:1, duke i vështirësuar vetës punët për një kalim në raundin tjetër.

Ndërkohë trajneri holandez i United, Van Gaal ka thënë se edhe ai dhe lojtarët janë të zhgënjyer ashtu si tifozët të cilët e fyen atë në korë gjatë ndeshjes në Danimarkë.

“Ata janë të zhgënjyer dhe kanë të drejtë, por edhe ne jemi të zhgënjyer me këtë situatë”.

“Unë jam shumë mirënjohës për tifozët që na mbështetin, ata duan që ne të fitojmë dhe kjo është edhe dëshira jonë”, thotë Van Gaal.

“Nuk është e lehtë të fitosh me 14 lojtarë të lënduar, por ne besojmë se do ta përmbysim këtë rezultat në ‘Old Traford’ dhe të kualifikohemi tutje”, deklaroi Van Gaal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...