Tifozët e Barcelonës zgjedhin trajnerin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Tifozët e Barcelonës duan që trajneri i ekipit të emërohet Jorge Sampaoli

E përditshmja sportive madrilene Marca, ka organizuar një sondazh se kush duhet të jetë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Marca ka propozuar 10 kandidat në mesin e të cilëve ishin: Luis Enrique, Jorge Sampaoli,  Ernesto Valverde, Frank de Boer, Ronald Koeman e të tjerë.

Tifozët e Barcelonës me shumicë (37 për qind) e kanë votuar Jorge Sampaolin, trajnerin aktual të Sevillas, si ideal për ta drejtuar Barcelonën.

Kurse, 15 për qind të votave i ka marrë Ernesto Valverde, i cili aktualisht drejton skuadrën e Athletic Bilbaos. Ndërsa, vetëm 9 për qind mendojnë se Luis Enrique duhet të vazhdoj punën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...