Tifozët e Arsenalit lejohen në stadium për ndeshjen e Premierligës kundër Sheffield

PUBLIKUAR

Tifozët mund të lejohen në stadium për ta shikuar ndeshjen e Arsenalit kundër Sheffield United në Premierligë më 3 tetor.

“Topçinjtë” shpresojnë se do të jenë në gjendje t’i kenë përkrahësit e vet brenda stadiumit Emirates, edhe pse në numër të limituar, në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, qasje në stadium do të kenë vetëm bartësit e biletave sezonale dhe anëtarët premium.

Futbolli në Angli është luajtur pa shikues që prej se u rikthye në qershor, pas ndërprerjes si pasojë e pandemisë koronavirus.

Arsenali përballet me West Ham United më 20 shtator në ndeshjen e parë në shtëpi në sezonin e ri, po takimi do të luhet pa tifozë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...