“Tifozët duhet ta djegin fanellën e Messit”

PUBLIKUAR

Jibril Rajoub ka kërkuar nga tifozët që të reagojnë kundër Messit pas miqësores së diskutueshme mes Argjentinës e Izraelit që do të luhet të shtunën.

Tifozët duhet të djegin fotot dhe fanellën e Lionel Messit nëse kapiteni i Argjentinës luan në miqësore me Izraelin, thotë Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub.

Të besuarit e Jorge Sampaoli do të përballen me Izraelin në Jerusalem të shtunën, miqësorja e fundit para Kupës së Botës.

Por, Rajoub e ka akuzuar Izraelin, që renditet e 98-ta në FIFA, se po e përdor takimin për çështje politike.

Ai ka kërkuar nga tifozët që caku të jetë Messi, lojtari më i mirë në botë, nëse ylli i Barcelonës luan.

“Ai është simbol i madh dhe ai është caku kështu që i kërkojmë të gjithëve që të djegin fotot, fanellat, ta braktisin atë”, tha ai.

“Ende shpresojmë që Messin të mos vij”.

Argjentina përballet me Izraelin një javë para se të nisë aventurën në Kupën e Botës kundër Islandës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...