“Tiago truri i skuadrës”

PUBLIKUAR

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simoene la lavdëruar formën e mesfushorit veteran Tiago Mendes.

Antoine Griezmann shënoi dy gola në fitoren e madrilenëve, por Tiago e merr çmimin e lojtarit të ndeshjes nga trajneri.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është truri i kësaj skuadre. Ai interpreton atë që skuadrës i duhet dhe vazhdon të përmirësohet edhe në këtë moshë”.

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadër dhe do të ishte e vështirë t’i kishim dy Tiago në skuadër. Nuk mund t’i paguash dy Tiago”, ka thënë Simeone.

Argjentinasi pati fjalë të mira edhe për lojtarët e rinj të skuadrës si Angel Correa dhe Oliver Torres, por edhe shënuesin e golave Griezmann. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...