T’i ndihmojmë futbollistët shqiptarë në Zvicër

PUBLIKUAR

Dy futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceran, Amir Abrashi dhe Albert Bunjaku kanë nevojë për ndihmë.

Portali i famshëm zviceran, ‘Blick’, ka bërë një sondazh në faqen e tyre në internet, duke zgjedhur futbollistin më të mirë në elitën e futbollit helvetik, dhe në mesin e 30 lojtarëve, janë edhe dy futbollistë shqiptarë, transmeton Telegrafi.

Kur të jetë nevoja për t’i votuar yjet e mëdha si Messi, Ronaldo apo Ibrahimoviq, askush nuk përton për një gjë të tillë, mirëpo tani kanë nevojë futbollistët tanë për votat tuaja, dhe duhet ta bëni një gjë të tillë.

Mesfushori fantastik i Kombëtares, Amir Abrashi që luan me skuadrën e famshme Grasshoppers si dhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë ndër lojtarët e përzgjedhur për futbollistin më të mirë në Zvicër.

Federata e Futbollit të Zvicrës, do t’i ndaj çmimet e kësaj gare më 26 janar, dhe deri në atë kohë keni të drejtë vote.

Për të votuar futbollistët tanë mund të klikoni këtu. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...