“Ti mos m’u drejto, ti s’je gazetar por përhapë gënjeshtra”, AGK-ja dënon sjelljen e kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit të RTK2

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ndaj gazetarit të kanalit të dytë të RTK-së, Bojan Tomiq.

Sipas njoftimit, AGK-ja është njoftuar nga Tomiq se në ditën e djeshme, gjatë aksionit të policisë në Shtërpcë, ai ka pritur që të marrë një prononcim nga Jevtiq, por ky i fundit ka refuzuar duke e ofenduar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme sjelljen e kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ndaj gazetarit të kanalit të dytë të transmetuesit publik, RTK2, Bojan Tomiq.

“’Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhap gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo’, citon Tomiq t’i ketë thënë kryetari Jevtiq”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, AGK-ja thotë se, sipas gazetarit të RTK2, arsyeja e sjelljes së Jevtiqit mund të lidhet me një kronikë të këtij televizioni për nivelin e ujit të pijshëm në Shtërpcë.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...