“Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit” – agravon debati mes Oltës dhe Luizit

PUBLIKUAR

uiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga rivalët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata janë të përfshirë vazhdimisht nëpër debate, e shpesh kalojnë në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr të shtëpisë, ku dyshja kanë pasur një përplasje.

 

“Do të vijë dita që nuk do të kursehem më. O Luiz mos bëj si gangster këtu brenda. Nuk je, je një miush i vogël. Të shoh kush je dhe e di se çfarë ke bërë. Nuk e mban dot. Sa gjatë do ta kemi punën bashkë. Çfarë i ke bërë vetes. Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit. Çfarë llumi qe je”, u shpreh ajo.

Olta Gixhari: Jam e sigurt që Luizi e fiton Big BrotherinOlta Gixhari: Jam e sigurt që Luizi e fiton Big Brotherin

Në anën tjetër pati dhe një kundërpërgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Mendoje mirë atë ditë. Nuk e kam bërë gangsterin me askënd. E ke gabim. Nuk bëj as gangsterin, unë kam ardhur të luaj këtu”.

 

Olta më pas i është drejtuar Luizit duke i thënë se di shumë për Kiarën dhe se do të vijë dita që do t’i shpalosë të gjitha.

Debati i tyre nisi pas një pyetje që i ishte bërë Luizit në lidhje me ish-partnerin e moderatores Tito. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...