Thuchelit pritet t’i vazhdohet kontrata te Dortmundi

PUBLIKUAR

Thomas Tuchelit do t’i ofrohet një kontratë e re te Borussia Dortmundit.

Kështu së paku ka thënë për mediat gjermane shefi ekzekutiv i klubit Hans-Joachim Watzke.

“Sigurisht që kontrata e re është opsion. Nuk jemi larg nga objektivët që kishim dhe nuk ka shkuar gjithçka keq”, ka thënë Watzke, transmeton Telegrafi.

Trajneri gjerman zëvendësoi në vitin 2015 kolegun Jurgen Klopp, i cili ka marr drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Vlen të theksohet se ‘milionerët’ gjerman janë të tretit në tabelë, përkatësisht 13 pikë prapa Bayern Munichut që është lider dhe ka tetë pikë më pak se ekipi i vendit të dytë, RB Leipzig. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...