Thompson: Kerry vjen të tregojë rëndësinë që ka Kosova për SHBA-të (Video)

PUBLIKUAR

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, të mërkurën në Kosovë, nuk e ka befasuar aspak Winfried Thompsonin, President i Univesitetit Amerikan në Prishtinë.

Thompson tha se Kerry vjen në Prishtinë për të treguar, rëndësinë që ka ky vend për Washingtonin zyrtar.

Ndonëse pohon se s’ka informacione konkrete rreth kësaj vizite, Thompsonit tha për Klan Kosovën se shefi i diplomacisë amerikane mund të ketë porosi që liderët të tejkalojnë krizën politike.

Ai thekson se Departamenti i Shtetit në Washington, me shkas i bëri qëndrim të shkurtër, John Kerryt në Kosovë, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte paraparë kur u vendos për turneun në Evropë.

E fundit, por jo si më pak e rëndësishme, sipas presidentit të AUK, mysafiri amerikan do t’u thotë nikoqirëve se duhet të luftojnë korrupsionin.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...