Thohir harron fjalën Scudetto

PUBLIKUAR

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka thënë se objektivi kryesor është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët ishin vetëm një fitore larg të bëheshin kampion dimëror, por u tronditën në San Siro nga Sassuolo të dielën në minutën e fundit.

Interi ka rrëshqitur në pozitën e tretë dhe presidenti Thohir fjalën titull ka filluar ta përdorë më pak.

“Shpresojë që Mancini dhe lojtarët të reagojnë menjëherë. E pres këtë që nga ndeshja e ardhshme në vikend”.

“Nuk besoj që ka vend për panik pasi objektivi ynë është Liga e Kampionëve. Mediat dhe tifozët janë ata që e përmendin Scudetton”, ka thënë Thohir.

Interi do të luajë si mysafirë i Atalantas të shtunën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...