Thjesht, Chelsea shumë i fortë për Liverpoolin

PUBLIKUAR

Thjesht, Chelsea shumë i fortë për Liverpoolin (Video)

Liverpooli nuk ka arritur që t’i bëjë ballë Chelseat në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, e cila përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Bluve.

Në një atmosferë tipike të futbollit anglez, Liverpooli vendosi të startonte takimin me formacionin më të fortë, por me mungesa si Sturridge.

Nga ana tjetër, Mourinho e futi në lojë formacionin më të mirë, me Hazard në krah dhe Costan të rikthyer në maje të sulmit.

Fillimi i takoi plotësisht Liverpoolit, që dominoi në posedim dhe filloi të krijonte rastet e para. Pas mundësive të lehtë në fillim erdhi edhe goli.

Në minutën e 9-të ishte Emre Can ai që realizoi pas një goditje të fuqishme nga një distancë prej 27 metra, e që falë devijimit të Gary Cahill përfundoi në rrjetë.

Nga ky moment, Chelsea nuk u ndal dhe kërkoi golin. Pas një rivënie nga këndi ishte një tollovi që i dhuroi mundësinë Gary Cahill të rrezikonte nga afërsia, top që e kapi Mignolet, por që e kapi brenda golit pas vijës fatale. Këtë e dëshmoi teknologjia e vijës së golit dhe 1-1 rezultati ishte pas 14 minutash lojë.

Në vazhdim Chelsea dominoi ndeshjen dhe arriti që të krijonte raste shënimi, por portieri Mignolet ishte në nivel, teksa Liverpooli rrezikoi nga distanca, pasi që zhvillimi i aksioneve ishte i vështirë falë mbrojtjes stabile të Chelseat.

Pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga Chelsea në fillim, duke tentuar krijimin e mundësive dhe të rasteve të herë pas hershme, e duke mos i dhënë fare rast Liverpoolit përpara.

Në minutën e 67-të një tjetër tollovi në zonë dhe reagim i dobët i Liverpoolit u shfrytëzua më së miri nga Diego Costa i cili me një goditje vrasëse arriti të realizojë për 2-1 dhe epërsinë e Chelseat.

Më pas Liverpooli provoi t’i merrte gjërat në dorë, por nuk ia doli as se si që të realizonte e të tejkalonte mbrojtjen tejet stabile të Bluve të Londrës që e vërtetuan se jo më kot këtë sezon janë favorit për titull dhe mbajnë pozitën e parë.

Me këtë fitore Chelsea ka 29 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Southamptoni që e pret Leicesterin, kurse Liverpooli ka 14 pikë në vendin e shtatë, tri pikë më pak se Arsenali në vendin e katërt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...