“Think Twice”, në Animfest të Athinës

PUBLIKUAR

“Qëllimi kryesor i filmbërësve por edhe i artistëve tjerë është të shihen vepra e tyre nga sa më shumë qytetarë. Për këtë arsye gëzohem që Think Twice është duke u përzgjedhur në shumë festivale të filmit dhe është duke u shikuar nga mijëra qytetarë anekënd botës” u shpreh për KultPlus regjisori Shillova

Think Twice, filmi i animuar i regjisorit Naser Shillova vazhdon rrugëtimin në festivalet e ndryshme të filmit në shumë vende të botës. “Më vjenë mirë që filmi im është duke u prezantuar edhe në vendet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo më bënë të lumtur që jam duke dhënë një kontribut për vendin tim. Qëllimi kryesor i filmbërësve por edhe i artistëve tjerë është të shihen vepra e tyre nga sa më shumë qytetarë. Për këtë arsye gëzohem që Think Twice është duke u përzgjedhur në shumë festivale të filmit dhe është duke u shikuar nga mijëra qytetarë anekënd botës” u shpreh për KultPlus regjisori Shillova.

Së fundmi Think Twice është përzgjedhur në AnimFest në Greqi, Anifest Rozafa në Shqipëri, FunnyCat International Animation Festival në Rusi, International Childrens Film Festival në Indi, TMC London Film Festival në Angli, Finow International Film Festival në Gjermani, Ridgefield Independent Film Festival në Amerikë, Silent Movie World Festival në Ukrainë, International Animation Awards në Brazil dhe Barcelona Planet Film Festival në Spanjë./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...