Ish lojtari i Francës është duke analizuar ofertat dhe duket se do ta merr në drejtim Egjiptin pasi që Federata i është afruar atij pasi luajti tri ndeshje në Botëror
Thierry Henryis i është ofruar stoli i trajnerit të Kombëtares se Egjiptit, sipas agjentit të lojtarit Nader El-Sayes.
Henry ishte asistent trajner me Belgjikën në Botërorin e Rusisë, e cila Kombëtare zuri vendin e tretë.
“Ne kemi pasur një takim me agjentin e Henrys në Londër ku prezent ishte Hazem Emam (anëtar i bordit të federatës se Egjiptit)”, ka thënë El Sayed për mediat lokale.
“Henry është duke pritur projektin e federatës para se të vendos për ta pranuar ose jo ofertën. Kjo është diçka jashtë marrëveshjes se tij ekonomike”. /GazetaExpress/


