Thiago i shpëton lëndimit të rëndë

PUBLIKUAR

Thiago do të rikthehet në aksion të shtunën me Bayernin.

Thiago Alcantara mund të rikthehet kundër Freiburgut të shtunën pasi Bayern Munich ka konfirmuar se lojtari nuk vuan nga një lëndim serioz, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes me Shqipërinë, Spanja konfirmoi se lojtari ka lënduar kyçin e këmbës dhe është larguar nga lista për sfidën me Izraelin.

Në fillim u mendua se lëndimi është i rëndë për spanjollin pas dhimbjeve të shumta që ndjeu.

Por, testet mjekësore kanë konstatuar gjatë ditës së sotme se Thiago ka marrë vetëm goditje të rëndë kundër Shqipërisë dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...