Thiago dhe Martinez po largohen, e konfirmon shefi i Bayernit

PUBLIKUAR

Thiago Alcantara dhe Javi Martinez kanë shprehur dëshiron për t’u larguar nga Bayern Munich, e pranon presidenti i kampionit gjerman dhe evropian, Karl-Heinz Rummenigge.

Për Thiagon është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Liverpoolit, i cili nuk ka shprehur gatishmëri ta paguajë çmimin e kërkuar nga Bayerni për të, 30 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Duket se ai dëshiron të largohet”, tha Rummenigge të dielën për gazetën gjermane “Die Welt”, duke folur për Thiagon i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2013 nga Barcelona.

Kontrata e Thiagos me klubin gjerman përfundon në vitin 2021, prandaj Bayerni dëshiron të përfitojë nga shitja e tij në vend se ta humbasë pa asnjë qindarkë.

Edhe situata e Javi Martinez është pak a shumë e ngjashme, kontrata e të cilit me Bayernin mbaron vitin e ardhshëm.

“Javi po mendon të largohet nga ne. Nëse ai e merr atë vendim përfundimisht, atëherë do të përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...