Ylli i Bayern Munichut dëshiron që të rikthehet në Spanjë.
Thiago Alcantara e kërkon kalimin te Real Madridi para se të mbyllet ky afat kalimtar i transferimeve, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori është lidhur disa herë gjatë kësaj vere me një largim të mundshëm nga Munichu për shkak të dëshirës së tij për t’u rikthyer në Spanjë.
Ai ka marrëdhënie të mira me Julen Lopeteguin, i cili e dëshiron edhe një mesfushor, mirëpo presidenti Florentino Perez është duke hezituar që të bisedojë me Bayernin për shkak të çmimit të lojtarit. /Gazeta Express.


