Therja me thikë e 35-vjeçarit në Ferizaj, pas disa ditësh në arrati policia arreston të dyshuarin

PUBLIKUAR

Me datën 04.06.2022 rreth orës 12:40 në rrugën “Kemajl Hetemi” nê Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupur, ku personi me inicialet Sh.S (M/K) i moshës 35 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore (therje me thikë) nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar ” Lëmdim i rëndë trupor”

Policia njofton se sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  kishte nisur hetimet intenzive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisē, “dje me datën 08.06.2022 rreth orës 21:00 ka arrestuar të dyshuarin e kësaj ngjarje me inicialet Y.R ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, njofton policia, transmeton Express.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Vrasja e mbetur në tentativë”, për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...