Theret me thikë një nxënës në Kaçanik, arrestohet një 16-vjeçar

PUBLIKUAR

A.M, 17-vjeçar është therur me thikë nga një 16-vjeçar tjetër sot rreth orës 11:40 në Kaçanik.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

 

Ai tha se A.M ka kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Kaçanik, ndërsa B.B është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Sot rreth ores 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik nje nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kerkuar ndihme mjeksore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarejs . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestusr me dyshimin se ka lënduar ( therrur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor””, tha Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...