Themelohen mbi 12 nëndegë të AKR-së në Lipjan

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re në Lipjan nëpërmjet një shkrese, ka njoftuar se për herë të parë gjatë periudhës së fundit janë themeluar gjithsejtë dymbedhjetë nëndegë nëpër fshatra, ndërkohë gjatë së ardhmes do të themelohen gjithsejtë 50 nëndegë të tjera.

“Procesi i themelimit të nëndegëve është duke ecur konform rregullores së partisë, andaj me këto aktivitet jemi duke vazhduar për çdo ditë edhe në ato fshatra që deri tashti AKR-ja nuk e ka pasur strukturën e saj. Po ashtu numri i anëtarësimeve të reja nga profike të ndryshme po rritet vazhdimisht. Këto procese janë duke vazhduar derisa të gjitha fshatrat t’i kenë nëndegët e themeluara”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Ndërkaq, Sabit Pacolli koordinator i degës së AKR-së në Lipjan gjatë themelimit të nëndegës në fshatin Akllap, të martën në mbrëmje, ka thënë se është e vetmja alternativ për të ardhmen derisa vizioni i kësaj partie në krye me Behxhet Pacollin do të bëjë ndryshimin në tërë Kosovën. “Gjithashtu do ta ndryshojmë për të mirë edhe Akllapin sepse edhe ky fshat është i Kosovës dhe i Lipjanit, transmeton LipjaniNews.com

Lipjani ka nevojë për zhvillim ekonomik, për punësime të reja nëpërmjet hapjes së fabrikave të ndryshme, andaj zotohem se këtë do ta bëjë AKR-ja”, ka thënë Pacolli. Ky i fundit me këtë rast ka biseduar me banorët për brengat e tyre, ndërkohë ka dhënë modelin e tij për ndryshime që do të vijnë në këtë fshat.

“Po e vërejmë se ky fshat ka nevojë edhe për asfaltim të rrugëve dhe infrastrukturë në sfera tjera, mirëpo e dimë se brengat më të mëdha janë për punësimin e të rinjve e sidomos të atyre që tashmë kanë diplomuar nëpër universitete të ndryshme, andaj AKR-ja do t’i mbështes me vende të reja të punës.

AKR-ja dega në Lipjan, gjatë periudhës së fundit kohore është rikthyer si asnjëherë më parë me formimin e nëndegëve në gjithë fshatrat e territorit të Komunës së Lipjanit, andaj qytetarët janë ata të cilët do ta ndryshojnë për të mirë këtë qytet”, ka thënë midis të tjerash Pacolli. Nga ana tjetër, banorët edhe banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur deklarimet e përfaqësuesve të AKR-së nga dega e Lipjanit, por kanë kërkuar që premtimet të realizohen në të ardhmen.

“Secila parti i ka planet e veta, mirëpo banorët jemi të interesuar që ato të realizohen në praktikë sepse premtime jemi mbushur. Shumë të rinj të këtij fshati tashmë kanë diplomuar nëpër fakultete të ndryshme por nuk po mund të punësohen, andaj kërkesat e banorëve janë që në të ardhmen të hapen sa më shumë fabrika në Lipjan dhe të punësohen qytetarët sepse papunësia çdo dit po rritet në këtë vend”, ka thënë me këtë rast një nga banorët e Aklapit, transmeton LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...