Themelimi i Gjykatës Speciale mund të kushtëzohet me FAK-un

PUBLIKUAR

Themelimi i Gjykatës Speciale mund të kushtëzohet me FAK-un

Përfaqësuesit e partive shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hedhur në shqyrtim opsionin që votimi i bazës legale në Kuvendin e Kosovës për hapjen e Gjykatës Speciale të kushtëzohet me miratimin e legjislacionit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në këtë mënyrë synohet që nëse procesi shpie drejt ndryshimeve kushtetuese atëherë të sigurohen edhe 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë, që janë të domosdoshme për amendamentimin e aktit më të lartë juridik, shkruan sot Koha Ditore.

“Çështja e votimit të bazës legale për Gjykatën Speciale, pritet të lihet deri në kohën kur në Kuvend vjen edhe propozim-legjislacioni për Forcat e Armatosura të Kosovës. Pra, votimi për këto çështje do të kushtëzohej me njëra-tjetrën, marrë parasysh faktin se aktualisht deputetë të caktuar të komuniteteve nuk kanë shfaqur vullnet për të përkrahur formimin e Forcave të Armatosura”, ka thënë një burim i gazetës, i përfshirë në këto procese.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...