Thellohet kriza

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet arenë përplasjesh ndërmjet dy blloqeve parlamentare, opozitës dhe mazhorancës që kanë ide diametralisht të kundërta, njëra për bllokimin e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe tjetra për vazhdimin e seancave “shah në vete”.

Ndërsa diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Prishtinë, vazhdojnë të qëndrojnë si spektatorë, duke kritikuar veprimet e dhunshme të opozitës dhe duke përsëritur sintagmën tashmë të njohur “për zgjidhjen e problemit me dialog”.

Mirëpo dje, gazi lotsjellës i hedhur nga opozita u ka kushtuar këtyre tyre fundit me suspendim nga ana e Kryesisë së Kuvendit.

Madje, për shkak se ndezën fitilin e gazit në Kuvend dhe u munduan ta kontrabandojnë brenda sallës, janë arrestuar edhe tre deputetë opozitarë, Haxhi Shala, Ismail Kurteshi dhe Fisnik Ismajli. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...