Thellohet bashkëpunimi Kosovë – Këshill i Evropës

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka marrë pjesë në takimin e tretë të grupit punues të Kosovës me Këshillin e Evropës të cilin e ka bashkëkryesuar me drejtorin e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjoern Berge.

Duke falënderuar Këshillin e Evropës, zëvendësministri Murtezaj theksoi se vizioni i Kosovës është vizioni i paqes, i dialogut, i bashkëpunimit dhe i integrimeve evropiane.

Murtezaj tha se “institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për avancimin e kritereve në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e standardeve demokratike”.

Takimi është fokusuar në vendosjen e objektivave të matshme dhe fushave konkrete të bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm.

Këshilli i Evropës, aktualisht në Kosovës është duke i zhvilluar 13 projekte, nga të cilat tetë janë të bashkëfinancuara me Komisionin Evropian; fushat e aktivitetit synojnë përmirësimin e standardeve në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokratizim./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...