The Sun për Labinot Kabashin: Nga një refugjat në Iniesta i ri (Foto)

PUBLIKUAR

Labinot Kabashi është sensacioni më i fundit që është shfaqur në Barcelonë, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

Në një përmbledhje që ia ka bërë Labinot Kabashit, The Sun shkruan: “Si vetëm 16-vjeçar, Labinoti është thirrur për ta përfaqësuar Kombëtaren e sapoformuar të Kosovës në futboll,” përcjell Express.

“Dhe Kabashi është në mesin e talenteve më të mirë në dispozicion,” shkruan më tej e përditshmja britanike.

“Kabashu u lind në vitin 2000 në Kosovë, por iku nga vendi i shkatërruar nga lufta bashkë me familje në mshën dyvjeçare për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga forcat serbe,” shkruan The Sun.

Kabashi është cilësuar si Iniesta i ri për shkak të stilit dhe dëshirës për lojën e futbollit, shkruan The Sun.

Më tej, The Sun e citon Kabashin të ketë thënë për Barca TV kur ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës se “Fillimisht mendova se po bënin shaka me mua.”

“Por, e kuptova që ishte e vërtetë dhe u lumturova tej mase. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën,” ka thënë Kabashi, shkruan The Sun./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...