The Sun: Messi afër Manchester Cityt

PUBLIKUAR

Lionel Messi mund t’i bashkohet Manchester City gjatë verës së ardhshme

Ylli argjentinas, Lionel Messi dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, shkruan tabloidi britanik, The Sun.

Sipas këtij tabloidi, ylli i Argjentinës është duke konsideruar mundësin që t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City, përcjell Express.

Thuhet se Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit.

Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas eskalimit të situatës pas referendumit në Katatoni.

Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë funte për nënshkrimin e kontratës.

Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë funteve në javë dhe një kontratë pesëvjeçare.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Edhe pse është paralajmëruar vazhdimi i saj, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...