“The Ideas Partnership” premton të “Vendosë e Janjevën në hartë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...
05-1405358769
Të dielën qyteza e Janjevës ishte mbushur përplot vizitorë për të marrëpjesë në promovimin e projektit “Putting Janjevo on the map” apo “Vendosja e Janjevës në hartë”, projekt ky i realizuar nga organizata joqeveritare “The Ideas Partnership” dhe i financuar nga UNDP (United Nations Development Programme).
Ky projekt ka për qëllim ringjalljen e turizmit në qytezën e Janjevës, qytezë kjo e cila është me të vërtetë një vend magjepsës dhe që meriton të vizitohet.

Gjatë ditës së diel, të gjithë të pranishmit që ishin në Janjevë patën mundësi të vizitojnë qendrën e turizmit, pikat kulturore si Shtëpinë e Shtjefën Gje?ovit, Kishën e Shën Nikollës, Xhaminë e Murat Pashës, Teqen “Isak Baba”, po ashtu edhe bujtinat e rregulluara dhe të kalërojnë në kalldrëmin e këtij vendi magjepsës.

 

“The Ideas Partnership” ka filluar realizimin e këtij projekti në muajin dhjetor të vitit 2013 dhe këtë muaj po shënon finalizimin e tij përmes këtij promovimi.

Si rezultat i këtij projekti, Janjeva tani është pajisur me qendër informative të turizmit, me 4 udhërrëfyes të trajnuar, me 2 bujtina ku turistët mund të qëndrojnë gjatë vizitës së tyre në Janjevë, me shenja turistike informative për pikat kulturore dhe me material promovues në formë elektronike dhe në letër.

Anemona Zeneli, Drejtoreshë Ekzekutive e OJQ-së “The Ideas Partnership”, ka thënë se ky projekt do ti ndihmojë mjaftë shumë Janjevës.

“Jemi krenar për bashkëpunimin që kemi pasur me qytetarët e Janjevës në realizimin e këtij projekt, pasi që pa mikpritjen e banorëve s’ka mundësi për turizëm. Mirëpo falë vullnetit dhe punës së qytetarëve këtu e dimë se projektet si ky mund të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së Janjevës dhe të Kosovës”, ka thënë Zeneli.

Ndërkaq Iliriana Bejtullahu, vizitore me rastin e promovimit në Janjevë thotë “Dita e sotme në Janjevë”, ishte një përvojë shumë e veçantë.

“Është kënaqësi të shohësh një qytezë kaq të bukur dhe me kaq shumë potencial të mbushur përplot me turistë. Ju faleminderit shumë për mikëpritjen dhe suksese në punë”, ka treguar kjo vizitore.

Pjesëmarrës në këtë promovim ishin përfaqësues të Komunës së Lipjanit, Ambasadori Britanik Ian Cliff, ekspert nga fusha e turizmit, mysafirë ndërkombëtare dhe njerëz kurreshtar nga Kosova dhe nga jashtë.

Ndryshe Janjeva është qytezë e vjetër në Komunën e Lipjanit. Është e rrethuar nga kodrat në tri anë dhe karakterizohet si qyteza e vetme në Evropë që ka vetëm një hyrje/dalje. Janjeva ka qenë e famshme për minierat e arit dhe argjendit gjatë shekujve XII dhe XIV kur Republika Kroate ka hapur ato dhe ka investuar në infrastrukturën shoqëruese, në shkritore dhe përpunuese të mineraleve.

Pas hapjes së këtyre minierave popullsia e Janjevës është rritur dhe ka marrë pamjen e një qyteti me argjendarë, këpucëtarë dhe prodhues të mjeteve të ndryshme. Deri në vitin 1990 Janjeva kishte popullsi me shumicë kroate. Gjatë luftës së fundit shumica e kroatëve u kthyen në Kroaci dhe në vende të tjera perëndimore. Sot Janjeva ka mbi 3,000 banorë, prej të cilëve 1,800 janë Shqiptarë, 400 Turq, 400 Rom, 350 Kroat, 50 Ashkali dhe 10 Boshnjakë.

Të gjitha këto komunitete jetojnë në harmoni ndëretnike dhe këtë e dëshmon fakti se deri më sot nuk ka pasur as edhe një rast konflikti në mes këtyre komuniteteve.

Ndër të tjera Janjeva njihet si vendlindja e Shtjefën Gjeçovit dhe si vendi me postën e parë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në dalje të qytetit të Lipjanit....

Lipjan: policia arreston dy persona, u gjenden armë të gjata e municion

Prokuroria e Prishtinë bashkë me policinë kanë kryer bastistje në tri lokacione në komunën...

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ për babanë...