The Guardian: Dresevic më i dobëti te Kosova, Kololli dhe Muric më të mirët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, e ka vlerësuar Ibrahim Dresevicin si lojtarin më të dobët të ndeshjes, në humbjen e Kosovës 4:0 kundër Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 mes tyre në Prishtinë.

Dresevic, një qendërmbrojtës natyral i Heerenven, luajti si mesfushor mbrojtës në mungesë të dy mesfushorëve titullarë, Hekuran Krueziu dhe Herolind Shala, por la shumë për të dëshiruar në një ndeshje në të cilën Kosova kërkonte rezultat pozitiv përkundër se e kishte humbur shansin për kualifikim në Euro 2020 përmes rrugës tradicionale, raporton Gazeta Express.

22-vjeçari, i cili ka një të ardhme të ndritur si qendërmbrojtës, bëri dy gabime të pafalshme në pozitën e tij jonatyrale, të cilat i kushtuan Kombëtares dardane me pranimin e dy golave.

Së pari, ai e harroi mesfushorin e Tottenhamit Harry Winks, i cili depërtoi i papenguar në zonë nga qendra e mesit dhe shënoi duke e mposhtur Arijanet Muricin.

Në fund të ndeshjes, ai rrëshqiti dhe u rrëzua jashtë vijës së 16-metersisht, duke e humbur topin të cilin e vodhi Harry Kane dhe pasoi te Mason Mount, që e futi topin në rrjetën e portës së Muricit.

Prandaj, Guardian i vë atij notën 4, më të ulëtën te Kosova dhe po ashtu në ndeshje.

Ndërkohë, nota të mira nga prestigjiozja britanike morën mbrojtësi i majtë Benjamin Kololli, portieri Arijanet Muric, anësori Milot Rashica, mesfushorët Valon Berisha, Besar Halimi dhe Bersant Celina.

Vlerësimi i The Guardian për lojtarët e Kosovës:

Arijanet Muric              7

Mergim Vojvoda          6

Amir Rrahmani            6

Fidan Aliti                    5

Benjamin Kololli          7

Bersant Celina            7

Ibrahim Dresevic         4

Valon Berisha              7

Florent Hadergjonaj     6

Atdhe Nuhiu                 6

Milot Rashica               7

Besar Halimi                7

Edon Zhegrova            6

Elba Rashani               6

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...