Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit Ismail Luma në shkollën “Ismajl Luma” në Lipjan.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ish-kryetari Shukri Buja, i cili njëherit është edhe deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/