Thaçi: Veprimet e opozitës, kriminale dhe të çmendura

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në seancën e improvizuar të Kuvendit të Kosovës, veprimet e opozitës i ka quajtur kriminale dhe të çmendura.

“U ballafaquam me një sulm jo vetëm kundër koalicionit qeverisës, por me veprime kriminale të çmendura që po tentojnë punën dhe funksionimin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë Thaçi ka thënë se koalicioni është i vendosur për të çuar më tej agjendën e Kosovës, sikurse që është edhe ai i buxhetit të Kosovës.

“Duke mos pasur argumentet për debat, këta liderë opozitarë na kanë sjellë në situatë aspak të lakmueshme”, ka vlerësuar Thaçi.

Në kuadër të kësaj, ai ka bërë thirrje për zero tolerancë për veprimet e opozitës.

“Vlerësoj se duke respektuar Kushtetutën, ligjet, procesin zgjedhor…, mendoj se asnjë moment nuk duhet të ketë hezitime se si do të vazhdojmë më tutje. Askush nuk do të mund ta bllokojë Kuvendin e Kosovës. Dhe toleranca ndaj këtyre kriminale duhet të jetë zero”, ka përfunduar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...