Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së albanologut dhe studiusit të shquar, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, albanologut dhe njërit prej studiusve të shquar të gjuhës shqipe dhe ish- kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikut Besim Bokshi.
Ikja nga kjo jetë e akademikut Besim Bokshi, është humbje emadhe për shkencën, albanologjinë, për miqët, për kolegët dhe për shtetin e Kosovës.
Vepra e Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike, do të jenë shembull për brezat e rinj të studiuesve dhe krijuesve të vendit tonë. Kujtimi për akademik Besim Bokshin do të na jap vullnet në angazhimet për ndërtimin e vendit tonë dhe për avancimin e shkencës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bokshi, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me akademik Besim Bokshin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi. /Telegrafi/.