Thaçi uron oficerin e FSK-së që u dekorua nga Princi Charles

PUBLIKUAR

Oficerin e FSK-së Ismail Hoxha që është nderuar me shpatën e Nderit si kadeti-oficer më i mirë në Akademinë Mbretërore në Londër e ka uruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Në rrjetin e tij social Facebook Thaçi ka shkruar se kjo është dëshmi e gjallë se djemtë dhe vajzat e Kosovës janë garanci e ndritshme e të ardhmes së ushtrisë së Kosovës.

Postimi i Thaçit në Facebook:

“Urime Oficerit Kadet Ismail Hoxha nga Forcat e Armatosura të Kosovës për suksesin historik! Sot u dekorua nga Princ Charles me Shpatën e Nderit si ushtari më i mirë në akademinë më të mirë ushtarake në botë. Dëshmi e gjallë që vajzat dhe djelmoshat tonë në uniformë janë garanci e të ardhmes së ndritshme të ushtrisë sonë. Republika jonë do të mbrohet nga ushtarët më të mirë dhe më të dedikuar dhe ne do të jemi pjesë e NATO-s. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....