Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do ta respektojë mendimin e partive politike, për ta caktuar datën e zgjedhjeve, raporton zeri.info.
Pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, Thaçi ka thënë se në ditët në vijim do ta caktojë si datë të përshtatshme 11 ose 18 qershorin
“Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve. Tash pasi u konsultuam edhe me KQZ-në, është e gatshme. 11 ose 18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërkohë, në këtë takim askush nga LDK-ja nuk ka marrë pjesë


