Thaçi tregon se kur do ta shpallë datën për zgjedhjet në Drenas

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaqi, ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër do të përcaktoj se kur do të mbahen zgjedhjet në komunën e Denasit, shkruan Gazeta Express

Thaçi ka folur për mediat gjatë homazheve te vendi i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ai ka thënë se po punohet për datën e zgjedhjeve në Drenas.

“Aktualisht jemi duke punuar në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. Nesër ose pasnesër do të konfirmohet data e zgjedhjeve”, tha presidenti Thaçi.

Ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...