Thaçi synon Presidencën para pavarësisë

PUBLIKUAR

Kandidati i koalicionit PDK-LDK për president të Kosovës, Hashim Thaçi, po synon që tetëvjetori i pavarësisë ta gjejë në krye të shtetit.

Plani i tij është që të zgjidhet president para protestës së paralajmëruar të opozitës Hashim Thaçi po synon që tetëvjetori i pavarësisë, 17 shkurti 2016, ta gjejë në krye të Presidencës së Kosovës njësoj siç e kishte gjetur në krye të Qeverisë në vitin 2008, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur, shkruan “Zëri”.

Për ta përgatitur terrenin për zgjedhjen e Thaçit president pritet të caktohet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë dy javëve në vijim, ku do të votohet nga deputetët edhe nga i pari i shtetit.

Këtë e dëshmon edhe një mbledhje që PDK-ja ka mbajtur dje, ku ka caktuar edhe kundërkandidatin e Thaçit për president, Rafet Ramën, në mënyrë që ta plotësojë kriterin formalo-juridik.

Ndonëse PDK-ja ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, sipas burimeve të “Zërit” në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të kësaj partie është vendosur që të mos ketë seancë për zgjedhjen e presidentit para datës 10 shkurt.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet pas datës 10 shkurt”, i ka thënë “Zërit” një burim brenda PDK-së. Mirëpo nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ende nuk e di nëse do të ketë seancë të rregullt plenare para seancës në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...