Thaçi: S’ka sundim të ligjit pa respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respektimi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është vendimtare për sundimin e ligjit.

Thaçi gjatë fjalimit të tij në konferencën e “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë”, është shprehur se duhet angazhim i të gjithëve që të punohet në integrimin e grupeve të margjinalizuara.

“Rëndësia e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  është vendimtare për të siguruar sundimin e ligjit në Kosovë, nuk do të ketë sundim të ligjit nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut”, njofton lajmi.net.

“Duhet punuar të gjithë së bashku për integrimin e kategorive të margjinalizuara në kuadër të lirive dhe të drejtave të njeriut. Kosova është ndërtuar si shtet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se rekomandimet që do të dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh nga institucioni i Presidencës.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...