Thaçi shpërndan abetare për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Kanada

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Kanada ka bërë të ditur se gjatë një takimi që ka zhvilluar me komunitetin shqiptaro-kanadez ka shpërndarë abetare në gjuhën shqipe për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, shkruan Gazeta Express.

 

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe.” njofton Thaçi.

Presidenti i Kosovës në lidhje me takimin u shpreh “Komunitetin tonë e garantova se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë. Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.”

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...