Thaçi shkon në SHBA: Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për një vizitë disaditore.

Thaçi ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kongresmenë, senatorë dhe miq të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova “është e bekuar me mbështetjen amerikane”.

Ky është statusi i plotë i presidentit Thaçi:

Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës.

Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane.

Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme. HTH

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...