Ka nisur takimi i Këshillit Drejtues të Partisë Demkoratike në Kosovë, i cili po mbahet në ambientet e hotel Victory në Prishtinë.
TKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mosgatishmëria e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV për të biseduar së bashku për tejkalimin e krizës, do të dërgojë vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.
Ai ka akuzuar, siç e ka quajtur, “bllokun bllokues” për krijimin e kësaj krize politike, pas zgjedhjeve të fundit.
“PDK rikonfirmon gatishmërinë që të formohen institucionet duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. U kemi bërë ftesë të gjithë përfaqësuesve politikë që të ulemi dhe të bisedojmë për zhbllokim të situatës dhe kemi mbështetur nismën e Presidentës, por deri më tani kemi ngecur për shkak të qëndrimit bllokues të bllokut opozitar”, ka thënë Thaçi.
“Nëse blloku bllokues vazhdon me këtë qasje, atëherë e vetmja rrugë që mbetët janë zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.



