Thaçi s’e merr parasysh “PO”-në gjermane për vizat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

EID Klima në Lipjan hap dyert, Klima me super çmime

Nga nesër mund të paiseni me Klima të ndryshme nga EID Klima në Lipjan. EID...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Dy krerët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, duket se kanë pritje plotësisht të ndryshme sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët. Derisa Haradinaj uron qytetarët për liberalizim, Thaçi është shumë skeptik, dhe thotë që në Samitin e Berlinit ka vërejtur që ka mospajtime të mëdha të perëndimit rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

Një ditë pas organizimit të Samitit të Berlinit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Horst Seehofer, prej të cilit tha se kishte marrë një “PO” gjermane për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo “PO” e marrë në Gjermani ka bërë që Haradinaj të fillojë të urojë kosovarët për liberalizimin e vizave nëpër konferenca të ndryshme për media, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë thotë se çfarëdo gjë që  ka thënë deri tani e ka bërë, duke përmendur kështu formimin e ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë ky qëndrim i Gjermanisë për liberalizimin e vizave, duket nuk i ka rënë fare në sy presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili në asnjë rast nuk ka folur apo nuk ka dhënë një koment për një mbështetje të tillë të Gjermanisë.

Ky qëndrim indiferent i Thaçit për mbështetjen gjermane, mund të vijë si pasojë e qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel kundër idesë për korrigjim të kufijve, qëndrim ky që u betonuar në Samitin e Berlinit.

Apo mbase nuk dëshiron që të komentojë diçka në të cilën është i përfshirë Haradinaj, e që mund t’i llogaritet si sukses këtij të fundit.

Madje sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Thaçi bënë deklarata plotësisht të ndryshme nga Haradinaj.

Derisa kryetari i Qeverisë uron për liberalizimin, Thaçi ka  filluar të drejtojë kritika të shumta në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, duke lënë të kuptohet se brenda BE-së nuk ka dakordim që kosovarëve t’iu hiqet regjimi i vizave.

Në një komunikatë të lëshuar sot nga zyra e tij, pas takimit që Thaçi kishte realizuar me ambasadorët e shteteve të BE-së në Kosovës, presidenti citohej të kishte thënë që në është jashtëzakonisht e zhgënjyer që në Gjermani( Samitin e Berlinit) kishte parë një mos unitet të vendeve të BE-së, rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

“Në fund të takimit me ambasadorët dhe shefat e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi se zhgënjim në takimin e Berlinit ka qenë edhe mos uniteti i vendeve të BE-së rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës” thuhej në komunikatën e presidencës që u publikua sot.

Deklarata kundërthënëse Thaçi e Haradinaj kanë edhe sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Derisa Haradinaj mbështetet plotësisht në fuqinë e kancelares Anglea Merkel e presidentit francez, Makron, në anën tjetër Thaçi shpreh një mosbesim tek kjo dyshe e fuqishme evropiane, duke thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të arrihet asgjë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përplasje këta dy liderë kanë pasur vazhdimisht edhe sa i përket idesë për korrigjim të kufijve dhe taksës së vendosur ndaj produkteve serbe./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...