Thaçi: Scholz e përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, kështu nuk u përmend asnjëherë

PUBLIKUAR

Analisti politik Jusuf Thaçi ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz e përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, qëndrim ky që nuk ka ndodhur më parë.

Thaçi në emisionin Pressing në T7  tha se ky qëndrim i Gjermanisë është më i rëndësishmi që ka ndodhur në takimet që pati sot Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kam qenë kureshtar me pa se cka do të ndodh gjatë këtij takimi. Më e rëndësishmja që ndodhi sot ishte qëndrimi për herë të parë i Gjermanisë, që në raport të dialogut Kosovë-Serbi e përmendi njohjen, me sa e di unë nuk ka pasur qëndrim të tillë eksplicit.

Ky është zhvillimi më interesant i kësaj dite. Tashmë e kemi SHBA-në, Britaninë  e Madhe dhe Gjermaninë që unë mendoj se duhet me qenë bartëse të procesit të dialogut që janë në sinkron sa i përket njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...