Thaçi pritet t’i shuaj këshillat e Presidencës

PUBLIKUAR

Këshilli Konsultativ për Komunitete, Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian dhe Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, që funksionojnë në kuadër të Zyrës së Presidentes dhe askush nuk e di se cili ishte kontributi i tyre, në mandatin e ri presidencial të Hashim Thaçit pritet të shuhen në tërësi.

Nga burime brenda koalicionit qeveritar, Telegrafi mëson se Thaçi planifikon të bëjë reforma në Presidencë, duke u fokusuar vetëm në përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe planifikon t’i shuaj këshillat me të cilat, thuhet se shpeshherë Presidenca është përzier në kompetenca të institucioneve të tjera.

Sipas këtij burimi, Thaçi synon të forcojë rolin e Presidentit, ta kanalizojë angazhimin e tij dhe të mos krijojë këshille dhe task-forca, veç sa për konsum të brendshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...