Thaçi president, Veseli kryeministër!

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, po pretendojnë që pas zgjedhjeve të ardhshme t’i marrin dy pozitat e para shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit.

Zgjedhja e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, do t’ia mundësojë Kadri Veselit që ta marrë drejtimin e partisë, e në të njëjtën kohë edhe kandidimin për kryeministër, shkruan “Zëri”.

Zgjedhja eventuale e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, do t’ia mundësojë zëvendësit të tij, Kadri Veseli, që ta marrë drejtimin e partisë, e njëkohësisht të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryeministrit, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

Analistët thonë se, edhe pse jo e deklaruar deri më tani, Thaçi e Veseli synojnë që t’i udhëheqin institucionet më të larta shtetërore, i pari Presidencën, i dyti Qeverinë. Megjithatë, sipas tyre, gjithçka do të shihet pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, meqë ka kundërshtime për figurën e Thaçit për postin e të parit të vendit.

Analisti Halil Matoshi thotë se edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe zëvendësi i tij në parti Kadri Veseli, synimet i kanë të qarta dhe legale, mirëpo është një vit kur të dyve po u komplikohen gjërat.

Matoshi ka thënë për “Zërin” se po të shkonin gjërat sipas planit të tyre strategjik, këtë vit Hashim Thaçi bëhet president kushtetues, por me legjitimitet të shpenzuar, e Kadri Veseli lider i ardhshëm i PDK-së, e kurdo që mbahen zgjedhjet edhe i nominuari i tyre për kryeministër. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...