Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në Samitin e Berlinit me kancelarin Angela Merkel ka biseduar për nevojat që ka Kosova për investime si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor biseduam me Kancelaren Merkel për nevojat e Kosovës në investime, krijim të vendeve të reja të punës. Populli është lodhur nga politika dhe ne kemi detyrim të fokusohemi kah konsensusi për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, reforma dhe integrime Euro-Atlantike. Kancelarja Merkel do të jetë përkrah Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar Thaçi në facebook. /Telegrafi/



