Thaçi: Policia e Kosovës, shembull për tërë rajonin

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën.

Ai në këtë ditë i ka kujtuar sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj.

“Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin…Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

“Shtatëmbëdhjetë vite më parë, në këtë datë, janë hedhur themelet e një prej institucioneve më të suksesshme të shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës. Nga 176 policët e parë, që përbënin gjeneratën e parë që përfunduan trajnimin në Shkollën e Policisë në Vushtrri, sot Polica e Kosovës është rritur në një trup që mbulon tërë Kosovën dhe u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

Ai tha se shkolla e Policisë në Vushtrri ka vazhduar të trajnojë policët e Kosovës sipas standardeve më të larta, ndërsa policia është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën

“Në këtë ditë i kujtojmë sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj. Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Prandaj, të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ua urojmë ditën e tyre, 6 shtatorin dhe u themi: Jemi krenarë me ju”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

Mandatari pë formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, foli për aktgjykimin e Gjykatës...

Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, deklaron se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet...

Murati thotë se Kuvendi i konstituua në mungesë të një nënkryetari të PDK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se seanca e sotme “...