Thaçi: Po intensifikojmë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës “Amnesty International”, të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale.

“Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu shtoi se Kosova ka vazhduar konsolidimin e drejtësisë dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin kompetencat nga EULEX.

Nga ana tjetër, Gauri van Gulik nga “Amnesty International u shpreh se organizata mbetet e angazhuar në Kosovë dhe rajon, që të vëzhgojë sistemin e drejtësisë si dhe të mbështesë përpjekjet për drejtësi për viktimat.

“Me kalimin e shumë dosjeve njëherë nga UNMIK-u tek EULEX, tani tek organet kosovare të drejtësisë, duhet siguruar që proceset gjyqësore të mos humben apo të vonohen, por të kryhen në kohën e duhur dhe të jenë të drejta”, ka shtuar ajo.

Presidenti Thaçi u shpreh se reforma në drejtësi mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Prandaj edhe kam iniciuar amandamentimin e Kodit Penal, për t’u siguruar që të gjithë kanë qasje por edhe trajtim të barabartë nga organet e drejtësisë”, u shpreh Presidenti Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...