Thaçi përkujton Mujë Krasniqin

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar komandantin e shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqi, në 17 vjetorin e rënies së tij në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“U bënë 17 vjet që nga rënia e komandantit të shquar Mujë Krasniqi dhe 41 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Mujë Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe organizimin e brigadave të UÇK-së.

Në kushte të rënda terreni ai dhe bashkëluftëtarët e tij ranë heroikisht në ballë të misionit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Qytetarët dhe institucionet e Kosovës do t’u jenë përjetë mirënjohës dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...